Bajrami: 160 çerdhe i premtoi Qeveria Kurti, i ka nis vetëm 3

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se nga 160 çerdhe që i premtoi Qeveria Kurti, vetëm 3 janë nisur këtë vit.

Ajo ka ironizuar duke thënë se “kanë mbetur vetëm edhe 157 tjera për pjesën tjetër të mandatit.

Postimi i saj i plotë:

160 qerdhe janë premtuar për këtë mandat nga Qeveria Kurti, 3 janë nisur këtë vit, kanë mbetur vetëm edhe 157 tjera për pjesën tjetër të mandatit.

Foto: pjesë nga transkripti i seancës së Kuvendit së 17 majit 2021, prezantimi i programit të Qeverisë Kurti.