Bajrami: e-Kosova jashtë funksionit, dështim total, kaos, dorëheqja s’mjafton

Ish-ministrja, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar platformën për aplikim për subvencionimin për librat shkollor, e cila siç u shpreh ajo, është jashtë funksionit.

Ajo është shprehur se prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave dë të punojnë mësimdhënësit, përcjell Klankosova.tv.

Këtë situatë, Bajrami e quajti dështim total dhe sipas saj, dorëheqja nuk mjafton.

“e-Kosova jashtë funksionit. Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara. Çmimi i librave ende nuk dihet. Prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave dë të punojnë mësimdhënësit. Prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtepitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës”.

“Disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të dëtyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë. Siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijeve do të ju kushtoj me mijëra orë të humbura. Dështim total, kaos e çka jo tjetër! Dorëheqja nuk mjafton”, ka shkruar ajo.