Xhafer Tahiri emëron drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka emëruar drejtorët në disa prej drejtorive, pas lirimit nga detyra javë më parë të atyre të Vetëvendosjes, shkruan Fokusi.info.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook:

Postimi i plotë i Tahirit:

Një ekip profesional, i përkushtuar, divers dhe energjik! Vazhdojmë me punë për #qytetiqëduam???? ????????

Sot kam emëruar ekipën e re në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë:

1. Z. Afrim Namani – Nënkryetar i Komunës
2. Znj. Ragbete Krasniqi Melenica, Drejtoreshë e Arsimit,
3. Znj. Arta Ismajli – Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport. Znj Ismajli cila vjen nga Shoqëria Civile dhe me përvojë të gjatë në jetën publike në Vushtrri, do të shërbejë si përfaqësuese e shoqërisë civile në ekzekutivin komunal,
4. Znj. Edona Gashi, Drejtoreshë e Administratës,
5. Z. Shkëlzen Xhaferi, Drejtor i Shërbimeve Publike,
6. Z. Enis Maxhuni, Drejtor për Emergjenca dhe Shpëtim,
7. Z. Kujtim Pllana, Drejtor për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kujtojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje më 29 janar 2021 e kanë prishur koalicionin në Vushtrri.