Bajrami: Po punojmë intensivisht që Ligji për Rimëkëmbje të arrijë rezultate pozitive

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se janë duke punuar intensivisht me të gjitha institucionet që zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, të arrijë rezultate pozitive.

E për këtë ajo njofton se kanë realizuar disa takime të rëndësishme.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Me qëllim të zbatimit efikas të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Covid-19, i cili u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës me datën 04.12.2020 sot jemi takuar me

-Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive,

– Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, dhe

– ATK-në;

Kemi komunikuar poashtu me përfaqësuesit e

-Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe

-Bankën Qëndrore të Kosovës.

Po punojmë intensivisht me të gjitha institucionet relevante në mënyrë që përmes zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Covid-19, të arrihen rezultate pozitive në fuqizimin e ekonomisë dhe përmirësimit të jetës së qytatarëve të Republikës së Kosovës.