Helmimet prej ujit në Deçan: Ngritet aktakuzë ndaj dy personave (Detaje)

Prokuroria në Pejë ka bërë me dije se sot është ngritur aktakuzë ndaj dy personave lidhur me helmimet në Deçan.

“Ju njoftoj se pas një hetimi intensive, në cështjen penale me rastin e njohur si helmimet e mbi 1500 qytetarëve të komunës së Decanit dhe fshatrave përreth, sot kam ngritur aktakuzën kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonale Hidrodrini në Pejë, dhe atë kundër drejtorit të dep.teknik për ‘shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm’ dhe kundër kimistes për ‘mos evitimin e rrezikut’, ka thënë Prokurori.

“Në rastin konkret, mbi 1500 qytetarë kanë kërku ndihmë mjekësore, 872 kanë pasë simptoma që i referohen helmimeve nga uji i pijshëm”, ka thënë prokurori, përcjell Periskopi.

Lidhur me dyshimet për veprat penale, prokurori dha pak detaje:

“Rreziku është shfaqë me mossigurimin e pusetave, ku ka mundur gjithkush të ketë qasje por edhe nga mungesa e klorit që tregon se testimet nuk kanë qenë të rregullta”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.

“Kemi dëshmitarë dhe dëshmi, në saje të të cilëve edhe kemi ngritë aktakuzën”, ka thënë ai.