Bajrami pranon detyrën nga Bytyqi, thotë se gjendja në arsim s’është aspak e mirë

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i ka dorëzuar detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami.

Ish-ministri Bytyqi tha se sistemi arsimor ka shumë probleme dhe gjendja nuk është aspak e mirë dhe se duhet përpjekje politike e të përgjithshme.

“Shpresoj që do ja dilni sepse sistemi arsimor ka probleme dhe do shumë angazhime dhe padyshim që duhet një angazhim politik e të përgjithshëm. Ka shumë sfida dhe shumë punë dhe shpresoj që do ja dilni. Po ashtu do ju prezantojmë edhe disa prej dosjeve që duhet punuar ende” ,tha ai.

Ministrja e re e Arsimit, Hykmete Bajrami, tha se duhet të punohet në kthimin e dy institucioneve evropiane ENQA dhe EQAR.

“Ne e marrim me shumë përgjegjësi sepse e dimë që situata në arsim nuk është aspak e mirë dhe duhet të punohet shumë dhe do të bëjmë shumë përpjekje që t’i kthejmë dy institucione evropiane ‘ENQA, EQAR’ dhe në të gjitha nivelet të zbatohet ligji i arsimit”, tha ai.