Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe mjaft i freskët. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale kohore diellore dhe vranësira të pakta.

Të premten pritet përkeqësim gradual i motit. Do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta veriore për shkak të afrimit të frontit të ftohtë në kuadër të ciklonit të fuqishëm përtej Italisë. Në mbrëmje do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave.

Gjatë fundjavës na pret mot mjaft i ftohtë, me reshje lokale të herëpashershme (afatshkurtra) bore. Reshje bore me shtresa simbolike priten në disa vise kodrinore-malore, ndërsa fjolla estetike bore mund të kemi edhe në disa qytete dhe qyteza në Republikën e Kosovës./Meteoballkan