Bali Muharremaj inspekton me çizme dëmet nga të reshurat

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj vazhdon të jetë i afërt me qytetarët e komunës së tij.

I pari i Suharekës ka veshur çizmet dhe ka dalur në terren për të parë dëmet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri në fshatin Nepërbisht.

“Në Nepërbisht dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënjes së breshërit.

Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë” shkruan Muharremaj në njoftim.