Reagon vajza e Jakup Krasniqit, i quan të ndyrë e të shitur deputetët që e votuan krijimin e Speciales

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas bastisjes që është duke u bërë në shtëpinë e babait së saj nga forcat e EULEX-it.

Qysh në ora 06:00 të së mërkurës, forcat e Policisë së EULEX-it me urdhër të Gjykatës Speciale janë duke kryer bastisje në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Në lidhje me këtë bastisje ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Gresa ka kritikuar ashpër të gjithë deputetët që e kanë votuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke i quajtur të ndyrë e të shitur.

“Ish-bashkëpartiak të babit, deputet të legjislaturës më të dështuar, deputet të dështuar, të shitur e të ndyre. A po ju pëlqejnë këto pamje, si po ndiheni me këto pamje? Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët e juaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtar?”, ka shkruar Gresa në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ku edhe ka publikuar listën e të gjithë deputetëve që e votuan Gjykatën Speciale.