Ballkani shkëlqen edhe në fazën e Grupeve, por ishte i pafat në fund

Ballkani vazhdon ta prezantojë në mënyrën më të mirë të mundshme futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Suharekasit sonte kanë shkëlqyer duke marrë një barazim në ndeshjen e parë në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës ku mposhtën Clujn me rezultat 1:1, madje sikur të kishin më pak fat do të fitonin ndeshjen pasi udhëhoqën deri ne fund.

Ishte Armend Thaçi që i dha epërsinë kampionëve në fuqi të Kosovës, duke shënuar gol në minutën e 66-të, por që gjithçka ndryshoi në minutat shtesë kur pas një gabimi të portierit, mysafirët barazuan me rezultat 1:1.

Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon të enjten e ardhshme kundër Sparta Praha.