Spanja kalon në gjysmëfinale, bie Zvicra

Spanja prek gjysmëfinalen e Evropianit 2020, pasi sonte mundi Zvicrën, me rezultat 3-1, pas ekzekutimit të penalltive pasi që koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 1-1.

Dueli mes zvicranëve dhe spanjollëve, ka prodhuar një lojë mjaft të mirë, me dominimin e skuadrës së Luis Enriques, por që Zvicra e shqiptarëve nuk u thye as pas 120 minutave lojë.

Pjesën e parë dominoi më shumë Spanja dhe kështu e gjeti golin e epërsisë në minutën e tetë, që u shënua si autogol pas devijimit të Zakarias. 1-0 për Spanjën u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Zvicra u duk krejt tjetër skuadër dhe pas një loje të bukur dhe disa tentimeve, e gjetën golin e barazimit, shënoi për 1-1 Xherdan Shaqiri për 1-1 në minutën e 68’.

Pak minuta më vonë, në atë të 78’ Zvicra mbeti me një lojtar më pak në fushë, Remo Freuler ndërhyri ashpër në Gerrard Moreno, duke u përjashtuar direkt me të kuq.

Sikur nuk i mjaftoi kjo Zvicrës që pak më vonë, mbeti edhe pa Xherdan Shaqirin, i cili u zëvendësua shkaku i disa shqetësimeve në gjurin e djathtë.

Nga pika e bardhë më të mirët i treguan spanjollët, duke triumfuar 3-1.