Baraliu: Në se paku një rrafsh, ankesa e VV është mëse e gërditshme

Opinionisti Bleron Baraliu ka shkruar në profilin e tij në fb se ankesa e VV në lidhje me votat e anuluar nga Serbia “në sipërfaqe është në rregull ankesa e VV për hipokrizitë dhe inkompetencen e PZAP&KQZ, por si në rrafsh moral ashtu dhe në rrafsh politik kjo ankesë është apriori egotistike, shkurtpamëse, dhe njëkohësisht vetdëmtuese”.

Ky është postimi i plotë i Baraliut:

GjK nuk ka se si mos me rrezu vendimin e PZAP, sepse ne vendimin rreth votave te diaspores GjK e ka deshmuar pertej krejt ekuivokeve se vullneti i qytetarit abrogon cdo teknikalitet qe mund te shfrytezohet per te menjanuar apo veshtiresuar jologjikshem mundesine e shprehjes se lire te ketij vullneti permes votes. Pra lirisht ve bast 7 me 1 se VV do te ‘fitoje’, por qofsha kurban mos qofte ky barometer i ri i definimit te fitores proverbiale Pirroane! ?

Atehere, mendoj keshtu: ne siperfaqe eshte ne rregull ankesa e VV per hipokrizite dhe inkompetencen e PZAP&KQZ, por si ne rrafsh moral ashtu dhe ne rrafsh politik kjo ankese eshte apriori egotistike, shkurtpamese, dhe njekohesisht vetdemtuese. Per ta legjitimizuar ankesen edhe ne rrafsh moral si ne ate politik e juridik, VV duhej te shtonte kerkesen/sygjerimin drejt GjK (amicus curiae) qe apelon per hulumtim dhe anulim te mundshem (me probabilitet te larte) to votave ne pyetje ne baze te kritereve statistike dhe forenzike qe deshmojne manipulim te organizuar te ketyre votave, duke lene hapesire per anulim te ligjit perkates qe ka perdorur PZAP por anuluar votat ne rrafsh tjeter demokratik/juridik. Njashtu amicus curiae mund te sygjeronte nje trajtim te njejte dhe per votat Kazake, duke pas evidence te mjaftueshme se ato jane te manipuluara.

E tere kjo zgjate certifikimin e zgjedhjeve ne pafundesi, por se paku etablon kriteret per mbrojtje te vullnetit qytetar, duke filluar me parandalimin e abuzimit dhe manipulimit te votuesve ne mase, dukuri qe eshte e perhapur masovikisht ne te dy anet e kufirit verior londinez te Shqipnise.

Por, ne vehvehte siq eshte bere dhe pa keto nuance sinjifikante, ankesa e VV eshte thjeshte e gerditshme dhe kunder frymes parimore qe interesat e popullit dhe vendit do duhej ti kishte apriori qellim te vetem pertej politikave statistike ditore.