Barcelona e mposht Alaves-in (Video)

Barcelona e ka mposhtur Deportivo Alavesin me rezulta 0 – 2  në stadiumin ‘Estadio de Mendizorroza’, në ndeshjen e javës së 35-të në La Liga.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Carles Alena në minutën e 54-të shënoi për 0 – 1. Kurse, Luis Suarez në minutën e 60-të nga penalltia, shënoi për 0 – 2.

Ylli argjentinas Lionel Messi, këtë ndeshje e nisi nga bankina, dhe u inkuadrua vetëm në minutën e 70-të

Me këtë fitore, Barcelona numëron 80 pikë, duke u renditur në vendin e parë.

https://streamable.com/5o7t2