Pensionohet ish – trajneri i hendbollit, Tefik Mikushnica

Është pensionuar Tefik Mikushnica, njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj për hendbollin vushtrrias dhe atë kosovar, fillimisht për zhvillimin, por edhe për pavarësimin e tij nga ish Jugosllavija.

Mikushnica ka udhëhequr edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll nga viti 2001 e deri në vitin 2005. Zejen e trajnerit e ka kryer për kohë të gjatë.

Por suksesei më i madh i tij si trajner është dërgimi i skuadrës së parë kosovare në debutim në arenën ndërkombëtare në garat e hendbollit evropian përmes skuadrës vushtriase në konkurrencën e femrave KH Kosova e Vushtrrisë e cila u bë kampion i Kosovës por gjithashtu edhe fituese e Kupës së Kosovës në garat vitin 2004-2005, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Por në fakt vëmendjen më të madhe Mikushnica si trajner e kishte marr më herët në fund të viteve të 90-ta, kur si trajner në atë kohë i KH “Kosova” që bënte gara në Ligën e dytë të ish-Jugosllavisë, për shkak të problemeve politike ishte skuadra e pare në ish jugosllavi e cila ishte tërhequr nga garat, që në fakt ishte edhe hapi i pare i pavarsimit të hendbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Sukseset më të mëdha Mikushnicën e lidhin me skuadrat e qytetit të tij të lindjes, Vushtrrisë. Ai në fakt ishte pjesë e gjeneratës më të suksesshme të Kosovës së Vushtrrisë, si lojtar. Më pas qëndroi në hendboll si trajner. Ka udhëhequr vushtrriasit për kohë të gjatë., ndër të tjera edhe në debutimin në Evropë.

Kontributi i Tefik Mikushnicës për hendbollin është çmuar dhe do të vazhdoj të çmohet.