Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur në polici nga nëna e saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër K/Shqiptare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.