Barcelona shpallet kampione e La Ligës, Messi përsëri vendimtar (video)

Barcelona e ka siguruar edhe matematikisht titullin në La Liga për këtë sezon. Për ta arritur këtë sukses, Lionel Messi u tregua edhe një herë vendimtar për katalonasit, duke e shënuar golin e fitores.

Barcelona e mposhti Levanten me rezultat 1 – 0 në ‘Camp Nou’. Përkundër që trajneri Ernesto Valverde kishte vendosur ta linte Lionel Messin në stol, por ai u detyrua ta thërrasë atë për ndihmë sapo filloi pjesa e dytë.

Kapiteni i Barcelonës e dëshmoi pikërisht talentin e tij, pasi që arriti ta shënojë golin e fitores në minutën e 62-të, i cili ia siguroi klubit katalonas titullin e La Ligës, në këtë ndeshje.

Kjo është hera e tetë në 11 sezonet e fundit, si dhe e 26-ta në histori, që Barcelona ka arritur të shpallet kampione e Spanjës.

https://streamable.com/lvffs