Pas PSD-së, edhe PDK paralajmëron aksion tek ministria e Jashtme

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar një aksion tek ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Njoftimi është bërë nga vet PDK, teksa është bërë e ditur se aksioni është organizuar nga rinia e partisë, shkruan lajmi.net.

Aksioni do të realizohet në orën 14:30.

Kujtojmë se para pak ditësh një aksion para MPJ-së e realizoi edhe PSD e Dardan Molliqajt.

Kjo parti, në veturën e ministres Gërvalla shkruajti “UÇK” me ngjyrë të kuqe.