Barcelona triumfon bindshëm ndaj Atletico Madridit

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Atletico Madridit, derbi i vlefshëm për xhiron e 23-të në La Liga.

Katalunasit fituan me rezultat bindës 4 – 2.

Atletico kaloi në epërsi vetëm pas tetë minutave duke shënuar përmes Yannick Carrasco, që u asistua nga Luis Suarez (8′).

Por, vetëm dy minuta më vonë, Jordi Alba realizoi një eurugol në stilin vollej për të barazuar rezultatin (10′).

Ishte Gavi që shënoi me kokë pas një asistimi të Adama Traore për t’i vendosur në epërsi vendasit (21′).

Ndërsa, për golin e tretë u përkujdes Ronald Aruajo që shënoi nga afërsia (43′), pasi goditja e Torres u kthye nga shtylla (43′), rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.

Barcelona e nisi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar edhe golin e katërt, këtë herë ishte mbrojtësi Dani Alves që realizoi një gol të bukur (49′).

E tëra që bëri Atletico, ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit përmes Luis Suarez që shënoi nga afërsia (58′).

Barcelona mbeti me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 69-të, pasi Dani Alves mori karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme te Carrasco.

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e katërt me 38 pikë, dy më shumë se Atletico që zë pozitën e pestë.