Mediat italiane: Gattuso pritet të shkarkohet

Klubi i Milanos mund të marrë vendimin për shkarkimin e Gattusos në orët e ardhshme, sipas Calciomercatos.

Milan pësoi një goditje tjetër të madhe në shpresat e tyre për një kualifikim në Ligën e Kampionëve – pasi kanë humbur me rezultatin 2 – 0 ndaj Torinos.

Paolo Maldini dhe Leonardo po e shqyrtojnë tashmë pozicionin e Gattusos dhe e ardhmja e tij mund të jetë në rrezik.

Ish mesfushori mund të humbasë menjëherë pozicionin e tij dhe ky vendim mund të finalizohet nga bordi i klubit në orët e ardhshme.

Megjithëse asnjë vendim nuk është marrë ende, pozicioni i Gattusos është shumë larg Milanit.

Federico Giunti mund të marrë përgjegjësinë e drejtimit të ekipit deri në fund të sezonit nëse Gattuso largohet.24 orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Rino Gattuso.