Bartja e shamisë në shkolla, ish-këshilltari i Kurtit paditë ministren Nagavci

Durim Berisha, ish këshilltar i kryeministrit Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka ushtruar padi administrative kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me çështjen e heshtjes administrative kundrejt udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare, përcjell Fokusi.info.

Berisha ka thënë se mbetet me shpresë se gjykata kompetente do ta trajtoj objektivisht padinë e dorëzuar.

“Ndersa per mospermbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e ministres, pra anulimin formal te nenit 3 paragrafi 1.13 te UA nr. 06/2014 do t’i drejtohem Prokurorise se Shtetit me kallezim penal”, shkroi tutje ai.