Pas Walker, edhe ambasadori Kosnett arrin në LDK

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka arritur në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se në këtë takim është edhe ish-ambasadori i OSBS-së, William Walker, i cili ka ardhur në Kosovë me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Klan Kosova mëson se William Walker është duke zhvilluar një takim me Vjosa Osmanin.