Kobra me dy koka, diçka e jashtëzakonshme (video)

Një gjarpër me dy koka, deformim ky që vjen si pasojë e një mutacioni gjenetik, është zbuluar në një fshat të Indisë.

Një gjetje të tillë e kanë bërë të ditur mediet ndërkombëtare, duke e ilustruar nëpërmjet një videoje të realizuar nga Sky News, transmeton lajmi.net.

Gjarpri mësohet të jetë i llojit “kobra”, zvarranikut më helmues në Indi.

Ekspertët besojnë se deformimi mund të jetë rezultat i ndarjes jo të plotë të embrioneve ose faktorëve të pafavorshëm mjedisorë.