Bastisjet e arrestimet e Speciales, ministri Selimi takohet me Klinakun

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar sot me sekretarin e organizatës së veteranëve, Faton Klinakun.

Lajmin e ka bërë të ditur Selimi përmes një shkrimi në Facebook.

“Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi”, ka thënë ai.