Nuk gabon City, një hap më afër titullit (video)

Manchester City ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme edhe pse me rezultat minimal.

Veçanërisht e rëndësishme është kjo fitore në këtë fazë të zhvillimit të kampionatit anglez kur dihet se përballë kishte një ekip shumë të fortë siç është Tottenham, i cili e eliminoi nga Liga e Kampionëve para disa ditëve City-in.

Golin e vetëm të fitores e shënoi i riu Phil Foden në Minutën e 5-të të takimit.

Me këtë fitore City ka marrë udhëheqjen e tabelës dhe ka bërë një hap shumë të madh drejt titullit të kampionatit anglez.