Bayern dështon ndaj Nurnberg, gara për titull mbetet e hapur (video)

Bayern Munich nuk arriti më shumë se një barazim 1 – 1 ndaj Nurnbergut në Bundesliga.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë, por vendasit befasuan me vendosjen e mirë në fushë.

Me rezultat 0 – 0 përfundoi pjesa e parë.

Nurnbergu e filloi pjesën e dytë mjaft mirë, fillimisht rrezikuan me Eduard Lowen (48′) dhe pastaj shënuan me Matheus Pereira-n në minutën e 49-të. Bayerni barazoi rezultatin me Kingsley Coman në minutën e 75-të.

Në minutat shtesë të ndeshjes Tim Leibold nuk arriti të shënoi nga  pika e bardhë dhe me rezultatin 1 – 1 çdo gjë mori fund.

Pas këtij barazimi, Bayerni mbetet në pozitën e parë me 71 pikë, dy më pak se Dormundi, ndërsa Nurnbergu në vendin e 17-të, me 19 pikë.

https://streamable.com/nw5uw