Bayerni e deklasoi Tottenhamin në Londër

Bayern Munich ka shënuar edhe fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bavarazët kanë arritur të mposhtin në udhëtim 2 – 7 skuadrën e Tottenhamit, në ndeshjen e vlefshme për grupin B.

Son Heung Min në minutën e 12’, kaloi në epërsi Tottenhamin, para se Bayerni deri në përfundim të pjesës së parë të përmbyste gjithçka, me golat e Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski.

Dhjetë minutat e parë të pjesës së dytë, i takuan Bayernit, që shënoi edhe dy gola të tjerë, nëpërmjet Serge Gnabry, për 1 – 4.

Harry Kane në minutën e 61’, ngushtoi epërsinë në 2 – 4.

Por, Bayern nuk u ndal me kaq, duke shënuar edhe tre gola të tjerë.

Fillimisht Serge Gnabry kompletoi het-trikun e tij duke çuar rezultatin në  2 – 5, ndërsa Robert Lewandowski shënoi për 2 – 6.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Serge Gnabry, që në minutën e 88′, shënoi për     2 – 7.

https://www.youtube.com/watch?v=dI3ZLESZUNU