Bayerni fiton Kupën e Gjermanisë (video)

Bayern Munich ka fituar Kupën e Gjermanisë e njohur si DFB-Pokal, pasi që në stadiumin “Olympiastadion” mposhti në finale skuadrën Leipzig me rezultat  0- 3.

Ishte Robert Lewandowski, ai i cili shënoi në minutën e 29-të duke shënuar për rezultatin  0 – 1.

Bayern dyfishoi epërsinë në minutën e 78-tëme golin e Kingsley Coman për 0 -2.

Rezultatin final e vendosi Lewandowski, duke vulosur edhe sezonin e tij të mrekullueshëm, me golin që shënoi në minutën e 85-të për rezultatin përfundimtar 0 – 3.

Kështu Bayern fiton titullin e dytë këtë edicion, duke vulosur dominimin në Gjermani.

https://streamable.com/8ikj5