Zyrtare: Publikohet lista e Kosovës kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë

Trajneri Bernard Challandes e ka bërë gati listën për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, që zhvillohen më 7 dhe 10 qershor.

Ka disa risi nga hera e kaluar me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin Anel Rashkaj.

Pos këtyre dy emrave, tekniku zvicerian ka befasur me disa lojtarë të tjerë si Ibrahim Dresheviq, Yildren Ibrahimaj dhe Elbasan Rashani.

Mesfushorët Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të lënduar.

Zyrtarisht ekipi do të grumbullohet më 2 qershor, por disa futbollistë pritet të vijnë më herët, pasi që kampionatet evropiane gati kanë përfunduar.

Më poshtë lista e plotë për dy ndeshjet e qershorit: