Murati takohet me Mustafën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ku kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Kosovën Lindore.

Për këtë ka njoftuar Murati përmes një njoftimi në Facebook.

“Një takim miqësor me kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa e duke biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Kosovën Lindore.”

Ndërsa Ragmi Mustafa për takimin ka deklaruar:

Një kafe vëllazrore e bashkëbisedimi dhe këmbim mendimesh politike plotësisht në një frekuencë. Sidomos, në zgjidhen politike të Luginës së Preshevës me kryetarin e Lëvizjes për Bashkim – LB, z. Valon Murati ndajmë gjykime konvergjente drejt një pike, bashkimit të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. RM /Fokusi.info/

Një takim miqësor me kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa e duke biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Kosovën Lindore.