BE zgjedh drejtuesit e rinj, aleatja e Merkelit, Presidente e KE-së

Bashkimi Europian ka arritur konsensusin pas një maratone të gjatë diskutimesh për të zgjedhur drejtuesit e rinj pas zgjedhjeve që u zhvilluan në fund të majit për Parlamentin Europian.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është zgjedhur për postin më të lartë të bllokut, presidente të Komisionit Europian. Leyen është aleate e ngushtë e kancelares Merkel, ndërsa do të jetë gruaja e parë në drejtimin e KE-së.

Shefi i ri i politikës së Jashtme do të jetë spanjolli Josep Borrell në vendin e Mogerinit. Drejtuesja e FMN-së Christine Lagarde do të jetë presidentja e Bankës Qendrore Europiane, që tani mbahet nga Mario Dragi.