Një 23-vjeçar gjendet i vdekur në banjon e shtëpisë

Një 23-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë së tij sot rreth orës 16:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Demokracia.com mëson se viktima me iniciale A.B ishte përdorues i narkotikëve.

Siç mëson Demokracia.com në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe forenzika ku edhe është ekzaminuar vendi i ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin për krime të rënda rasti është iniciuar nën dyshimin e veprës “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe më pas është tërhequr nga familjarët.