Befason Evra: Luajta për katër muaj me mish të pulës në këpucë

Patrice Evra, i cili e njoftoi së fundmi pensionimin e tij nga futbolli, ka rrëfyer se si kishte luajtur për katër muaj duke futur mish të pulës në këpucët e tij gjatë kohës sa luante për Monacon.

Francezi kishte pësuar lëndim në një ndeshje ndërkombëtare, por trajneri i atëhershëm Didier Deschamps kishte pasur nevojë për të që të luante pavarësisht dhimbjeve dhe doktorët i kishin thënë që vendosja e mishit të pulës në këpucë do ta ndihmonte.

“Njerëzit flasin për kohën kur ne arritëm në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2004, por pjesa më e çmendur e karrierës sime në Monaco erdhi pasi kisha luajtur një ndeshje për ekipin U-21 të Francës. Një kundërshtar më goditi në shputë dhe më dëmtoi keq. Në spital i thashë trajnerit të Monacos, Didier Deschampsit, ‘është shumë e dhimbshme, nuk mund të luaj, nuk mundem as të ec”, deklaroi Evra.

“Por, ekipi kishte nevojë për mua, kështu që doktorët provuan gjithçka që të ma hiqnin dhimbjen. Asgjë nuk funksionoi. Pastaj dikush nga stafi tha: ‘Pse nuk ia bën me të vjetrën?’ Të gjithë thanë, ‘çfarë do të thuash’. Ai tha, ‘thjesht një copë pule në këpucë’. Dukej çmenduri, por ju më njihni, jam mendjehapur. Kështu që shkova te kasapi lokal. Kasapi më tha, ‘çfarë dëshiron?’ Unë i thashë, ‘një copë pule, por shumë të vogël’. Ai tha, ‘të vogël? Pse?’ Unë i thashë për ta vendosur në këpucë”, u shpreh francezi.

“Kështu përfundova duke luajtur me pulë në këpucët në mia për katër muaj”, tha ai./Zëri