Mediat angleze: Shaqiri largohet nga Liverpool, ky pritet të jetë zëvendësuesi i tij

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i duhet së shpejti të forcojë repartin e tij sulmues, e një gjë të tillë, sipas mediave angleze ai do e bëjë duke e larguar Xherdan Shaqirin, e në vend të tij do e sjellë David Neres nga Ajax.

Siç shkruan ‘The Sun’, lojtari nga Kosova i cili fiton rreth 80.000 dollarë në muaj, nuk i ka përmbushur pritjet e Klopp, dhe në fund të këtij sezoni, Klopp ‘mund t’i tregojë derën atij’.

Nëse Shaqiri largohet nga ‘the Reds’, Klopp atëherë duhet të fillojë menjëherë kërkimet për një sulmues tjetër, dhe mediat po pretendojnë se ai mund të jetë David Neres.

22 vjeçari ka luajtur një rol të madh në formën e Ajax këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe 15 asistime, në 46 paraqitje gjithësej.

Neres, konsiderohet të arrijë vlerën 45 milionë dollarë gjatë kësaj vere, shumë kjo mjaftë e lartë për Klopp.

Ndryshe, Shaqiri u bashkua nga Stoke City te Liverpool gjatë verës së vitit që lam pas, dhe ai ka bërë vetëm disa paraqitje me këtë ekip.