Behramaj, Kurtit: Me Sveçlen dhe Jabllanoviqin shkoni kërkoni falje në Gjakovë, njëri që i ka fyer e ju që mashtruat

Adil Behramaj, Këshilltari i Presidentit Thaçi ka reaguar pas deklaratave të kreut të VV-së, Albin Kurti që e quajti kalama presidentin dhe e ftoi ën debat, e në të cilin i tha që ta merr Behgjet Pacollin e vetë Kurti ta ketë pranë vetës Xhelal Sveçlen dhe drejtorin e policisë, Rashit Qalaj.

Behramaj, në një status në Facebook, i tha Kurtit ta merr Aleksandër Jabllanoviqin e le të shkojë të nënat gjakovare.

Postimi i plotë:

Merre të përkëdhelurin tënd, Aleksandër Jabllanoviqin, me njërën dorë Albin. Me dorën tjetër edhe Xhelal Sveçlen. Shkoni tretë bashkë në Gjakovë dhe kërkoni falje nënave gjakovare. Ai që i ka fyer dhe ju që i keni mashtruar. Merreni për sigurinë tuaj me veti edhe Rashit Qalajn. Për tjetër gjë nuk ke mbetur. Të ka shkuar dita, Albin!

Çfarë mund të debatohet me një superkriminel? Për shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, a? Për veprat penale që i keni bërë? Kjo është trashëgimia juaj politike. Ligji juaj është rruga. Aty jeni rritur politikisht dhe aty po përfundoni!