Bekë Berisha pas plaçkitjes së bankës: Kam mendu që Xhelal “Sfekla” nuk ka lënë kund kriminel

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar edhe një herë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, duke thënë ka menduar se i ka arrestuar të gjithë kriminelët në vend.

Gjatë raportimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës në këtë Komision, deputeti Bekë Berisha ka përmendur edhe grabitjen e bankës që ndodhi mëngjesit e sot në lagjen “Dardania”.

Beka ka ironizuar me duke thënë se ka mendu që “Sfekla” i ka arrestuar gjithë kriminelët.

“Pram është plaçkit një bankë. E pava videon. Unë kam mëndu që i kemi arrestuar krejt kriminelët, e s’keni lënë për farë. Atu doli që u arrestu. Çka aty. Kom mendu që Xhelal Sfekla nuk ka lënë kund kriminel në Kosovë, por dul që e plaçkiten bankën”, tha ai.

Lidhur me plaçkitjen e bankës, drejtori i policisë, Samedin Mehmeti tha se njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rastit.

“Unë muj me ju thënë vetëm për vitin 2021, 77% ka qenë niveli i zbulimit të grabitje,. Kjo nënkupton që shumica e grabitjeve janë zbuluar. Nuk kemi sivjet raste të grabitjeve që kanë ndodhur vitin e kaluar e që janë zbuluar. Sa i përket rastit të djeshëm ata janë duke punuar dhe shpresoj që do të kenë sukses”, tha ai.