E rëndë: Xhaxhai gjen të vdekur në rezervuar nipin e tij 17-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Siç raporton policia e shtetit shqiptar, xhaxhai ka gjetur të vdekur në rezervuar nipin e tij 17-vjeçar.

Sipas të njëjtit njoftim, organet relevante veçse janë në fshatin Vrap, teksa thuhet se po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.