Bekim Jashari: Komuna e Skenderajt e shkruan gabim emrin e Komandantit Adem Jashari

Komuna e Skenderajt ka filluar përgatitjet për shënimit e 14-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku ka vendosur një pankartë në të cilën ka gabuar emrin e Komandantit Adem Jasharit.

Rreth kësaj ka reaguar, ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, i cili i quajtur materiale fyese

“Me këtë rast më e pakta që do të duhej të bënin ata që sot udhëheqin me Skenderajn do të ishte kërkim falja dhe ndërrimi sa më i shpejtë i atyre materialeve fyese”, ka shkruar Jashari.

Jashari ka thënë se e kupton që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar të ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

“Gabimet e tilla nder të tjerash shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për Ne dhe Lirinë që sot po e gëzojmë”, ka shkruar ndër të tjera ish-kryetari i Skenderajit./Fokusi.info/