Beniamin Kololli pas supersezonit te Zurichu po kërkohet nga tri skuadra angleze

Beniamin Kololli karrierën mund ta vazhdoj në futbollin anglez.

Mesfushori ofensivë i Zurichut ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me gola të shumtë dhe asistime.

Në 40 ndeshje zyrtare mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Evropës, Kololli ka realizuar 14 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Mediat zvicerane kanë raportuar se së fundmi në adresë të Zurichut kanë ardhur tri oferta nga Anglia, ku Sheffield Wednesday, Leeds United dhe Brentford kanë kërkuar shërbimet e Kolollit.

Sheffield W është gati të ofrojë rreth katër milionë euro për ta transferuar Kolollin në Championshipin anglez.

Klubi ku aktivizohet edhe Atdhe Nuhiu është duke menduar të bëjë një skuadër të fortë për të kërkuar rikthimin në Ligën Premier pas shumë vitesh mungesë.

Kësisoj Kololli shihet si njëri nga përforcimet më të mëdha të klubit anglez që synon transferimin e kosovarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe Leeds e Brentford synojnë rikthimin në Ligën Premier dhe kanë synim transferimin e Kolollit.

Kujtojmë që në Championshipin anglez përveç Atdhe Nuhiut aktivizohen edhe futbollistë tjerë shqiptarë si Bersant Celina, Ezgjan Alioski dhe të tjerë.