Bënte kërdinë me vjedhje, kapet “skifteri” i vilave e bizneseve

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për vjedhje të disa vilave dhe bizneseve në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas ABC, bëhet fjalë për Altin Koçekun. Ky i fundit bashkëpunonte me “skiftera” të tjerë të cilët janë arrestuar më herët nga policia, duke bërë kërdinë me vjedhje.

Ai bashkë me disa persona të tjerë kanë vjedhur kasafortën e një firme, pajisje topografike, kasafortën e magazinës së një qendre tregtare, medikamente mjekësore e të tjera.