Kjo është përmbajtja e platformës 20 pikëshe për dialogun

Platforma e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
(Dokument)
Delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës, ka kohë që ka përgatitur platformën 20 pikësh për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Platforma iu është dorëzuar krerëve të shtetit dhe kryetarit të Kuvendit, ndërsa, pritet që brenda pak ditësh të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Kjo platformё paraqet qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës dhe përcakton parimet, qëllimet dhe pritjet e Republikёs sё Kosovës në procesin e dialogut.
Platformën të cilën e ka siguruar kp parasheh 11 parimet të cilat duhet t’i ketë parasysh delegacioni shtetëror, por gjithashtu flet për përfitimet e njohjes reciproke, normalizimin dhe pranimi në BE, krimet e luftёs, personat e pagjetur, viktimat e dhunёs seksuale dhe reparacionet, shfuqizimin e Rezolutёs 1244 dhe mbrojtjën e të drejtave të komuniteteve.
“Procesi i normalizimit dhe marrëveshja eventuale duhet të përfshijë një pranim të qartë, kuptimplotë, të pa kushtëzuar dhe të pakthyeshëm nga Republika e Serbisë të shtetësisë së ligjshme të Kosovës. Kjo përfshinё: a) njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës brenda kufijve ekzistues; b) gatishmërinë për të vendosur marrëdhënie diplomatike; dhe c) respektimin e plotë të drejtave të Kosovës si një shtet në të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në platformë.
Ndërkohë, konkluzioni i platformës është që Republika e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërkombëtar mbi parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë.
“Republika e Kosovës fton Republikën e Serbisë që të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të pranojnë realitetet aktuale në një mënyrë që tregon një angazhim të sinqertë drejt progresit konstruktiv. Nga ana e saj, Kosova është e gatshme, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese, për të negociuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe marrёdhёnie tё mira fqinjёsore me Republikën e Serbisë”, thuhet në konkluzion.
Kjo është platforma e plotë: