Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot i nxehtë, por me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten në tërë rajonin pritet mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira, por i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën do të kemi destabilizim të përgjithshëm të motit. Priten vranësira dhe reshje shiu si dhe lokalisht edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjithashtu priten edhe ulje të theksuara të temperaturave sidomos në viset tona kontinentale. Më së pakti reshje priten në Shqipëri, kurse më së shumti në Maqedoninë e Veriut dhe disa vise kodrinore-malore të Kosovës dhe Malit të Zi.

Të dielën na pret mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan