Beqa: Osmani peng i Kurtit, nuk krahasohet me Thaçin

sq

Ballina

Lajme

Hulumtime

Sport

Ekonomi

Vip

Front TV
×
Lajme
Beqa: Osmani peng i Kurtit, nuk krahasohet me Thaçin

FrontOnline
18 Dhjetor 2023
Komentet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se nuk ia vlen të takosh presidenen e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk ia vlen të takosh një presidente e cila më shumë rri ulur si të jetë një notere e kryeministrit Kurti, sesa presidente e vendit”, ka thënë Beqa në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Beqa ka thënë se pozita e presidentit të vendit duhet të luajë vërtetë rolin e vet. “Së paku duhet të jetë ekuivalent me presidentët tjerë paraprak”, ka thënë deputeti Beqa, duke shtuar se Osmani ende nuk e ka kryer funksionin e presidentes.

“Mendoj që presidentja aktuale nuk ka qenë efkase”, ka thënë tutje ai dhe ka shtuar se nuk krahasohet me Hashim Thaçin.

Ndërsa për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Beqa është shprehur se ai duhet tu kërkojë falje qytetarëve.

“Ky kryeministër duhet tu kërkojë falje qytetarëve për ato zotime që i ka bërë. Pavarësisht se kush është në pushtet duhet të sillen si burrështetas, me keqardhje them se Kurti po sillet si opozitë”, ka shtuar deputeti i PDK-së, duke theksuar se tashmë ai e ka mandatin dhe se i njëjti duhet të marrë përgjegjësi.

Madje ai është shprehur optimist që gjatë vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje.

“Unë jam shumë optimist që do të kemi zgjedhje diku në tremujorshin e dytë të vitit të ardhshëm me të vetmin qëllim që Kurti po shihet që ka një poltikë të vetën dhe nuk mendoj që mundet me ia dale ashtu siç ja ka nisë rrugën diplomatike, apo bisedimet me Serbinë sepse nuk ka pasë strategji. Ne kemi dështuar në shumë sektor, në sektorin e sigurisë së jetës por edhe diplomacisë, nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë kredile ndërkombëtare…”, ka potencuar ai.

Më tej, deputeti nga radhët e PDK-së ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është duke u sjellur si në fushatë zgjedhore dhe se i njëjti, “po shantazhon” personat që nuk e votuan.