Berat Buzhala: U largova që të tjerët të mos mbesin pa punë

Berat Buzhala ka treguar se arsyeja kryesore pse është larguar nga Express dhe T7 është financiare.

“Kishim 100 mijë euro paga në muaj. E pashë se zhvillimi i mëtejmë ishte i pamundshëm”.

“Një kamerë studiosh kushton 50 mijë euro. Arsyeja e largimit është tipike financiare. Arsyeja ishte të mos mbesin pa punë 150 punëtorët e mediumit”, është shprehur Buzhala.

Ai, në Rubikon, ka treguar se mediumi ku ka punuar ka kaluar në pronësi të ABC Managment.

“Arsyeja është se nuk ambientohem lehtë në nënshtrim dhe nuk kam dashur që të kem probleme me pronarët e rinj. Prandaj, vendosëm t’i shesim aksionet 100 përqind. Nuk kemi pasë kurrfarë problemi deri kur kam vendosur të largohem vullnetarisht. Nuk nënshtrohem lehtë dhe këtë të metë ia njoh vetes”.