Po punonte në rrugën që lidh fshatin me varrezat, humb jetën 57-vjeçari shqiptar

Kostandin Sotiri 57-vjeç ka humbur jetën 3 ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali.

Sipas mediave italiane Sotiri ishte punëtor në rrugën e një fshati malor e cila të çon në varreza. Ai ra nga një lartësi prej 20 metrash kur po punonte bashkë me disa kolegë të tjerë.

Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti me helikopter në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë shqiptarit, por nuk mundi ta shpëtojë atë.