Berat Buzhala: Unë i ndihmova Vetëvendosjes me ardhë në pushtet, sot militantët e saj deshtën me më sulmu

Gazetari Berat Buzhala ka akuzuar publikisht Lëvizjen Vetëvendosje si parti e cila ka dërguar disa njerëz për ta sulmuar sot.

Buzhala kaq shkuar aq larg duke thënë që ishte pikërisht ai i cili i ndihmoi kësaj partie që të fitoi në zgjedhjet e fundit, shkruan Fokusi.info.

Buzhala ka thënë se deri sa kishte qenë në një nga barnatorët e kryeqytetit “Rexal”, dy militantë të Vetëvendosjes e kanë pritur jashtë saj për ta rrahur.

Ai ka deklaruar se ishte një vajzë që i kishte dëgjuar se do ta sulmonin dhe ai pastaj ka reaguar duke lajmëruar organet e rendit.

Postimi i plotë:

Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu ?.

Madje kjo ngjarje kish me shku shume ma keq, nese paraprakisht nuk do te me kishte paralajmeru nje vajze qe i kish degju tuj fole, gjate kohes kur une isha brenda.

Kaq sa i perket tolerances, lirise se shprehjes dhe mendimit ndryshe.
E paramendojeni, une i kam perkrahe per me ardhe ne pushtet. Suksese me kete qasje.

P.S
Kur e pane qe u bo e madhe, iken me kerr.