Berisha: Prokuroria është dashur të mirret me skandalin e përfitimeve të deputetëve

Hisen Berisha, deputet I Partisë Demokratike të Kosovës, në parlamentin e Kosovës ka kritikuar rregulloren e Kuvendit.

Berisha tha se në këtë rregullore janë trajtuar më shumë çeshtjet teknike.

Ai po ashtu tha se: “Skandalet e fundit, si ai i beneficioneve të deputetëve duhet të jenë arsye që të krijohet një komunitet hetimor që merret me këto çështje. Por që edhe prokuroria duhej të merret me këtë rast.”

Deputeti i PDK-së shtoi se rregullorja duhet të parasheh një hapësirë më të madhe për deputetet, në mënyrë që ata të kenë mundësi më të madhe për tu shprehur rreth shqetësimeve që qytetarët i adresojnë tek ata.

Po ashtu, ai kërkoi hapësirë më të madhe duhet të kenë edhe diskutimet që bëhen jashtë rëndit të ditës.