Ndodhi edhe kjo: Një person rrëmben një veturë policie

Një ngjarje e rëndë raportohet para pak çastesh nga Divjaka.

Një person me iniciale A.K. dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër dhe me mbërritjen e policisë ka hapur zjarr edhe ndaj tyre, përcjellë Klan Kosova.Siç shkruan Lapsi, më pas nuk dihet se në ç’rrethana ai ka rrëmbyer një veturë policie dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në ndjekje të tij janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.