Berisha: Referendumi do ratifikojë shkarkimin e Bashës

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se shkarkimin që i bëri Kuvendi Kombëtar Lulzim Bashës do ta ratifikojë me votë e gjithë anëtarësia e PD-së në referendumin e 18 Dhjetorit.

“Kuvendi i djeshëm vendosi shkarkimin e kryetarit të marrë peng nga afera të tij dhe ky shkarkim me votën e fshehtë do të ratifikohet me votën e të gjithë anëtarësisë me datën 18 Dhjetor. Këto janë zhvillimet e deritanishme, por dita e djeshme pas 11 Dhjetorit të vitit 1990 ishte data më e rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve në Shqipëri në historinë e pluralizmit”.

Në një takim të zhvilluar online me shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Florida, Berisha e konsideroi Kuvendin e së Shtunës më të rëndësishmin e mbajtur ndonjëherë në demokraci.

“Ky Kuvend ishte më i jashtëzakonshmi që është mbajtur ndonjëherë në historinë e pluralizmit të vendit, por ishte më i jashtëzakonshmi ndofta edhe në historinë e pluralizmit të vendeve të tjera sepse ishte Kuvendi i parë që mblidhej me firmat e anëtarëve të Kuvendit të PD-së pasi udhëheqja e kësaj partie nuk pranonte të mblidhte Kuvendin sepse e dinte që Kuvendi do t’u tregonte atyre vendin e merituar për shkelmimin që i kishin bërë statutit të PD-së, për shkelmimin që u kishin bërë forumeve, parimeve që ishte ndërtuar kjo forcë politike, për zhvendosjen e kësaj force nga forcë konservatore në një parti të majtë tërësisht e larguar nga vlerat tona të përbashkëta, liritë dhe të drejtat njerëzore”.

Berisha sqaroi edhe ndryshimet që iu bënë statutit të Partisë ndërsa e akuzoi Bashën se vijon të mbledhë forume pa legjitimet dhe pa kuorum.

“Ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilin nuk paraqitet as 1 e 3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës apo individë të tjerë duke mashtruar publikisht”.

Berisha tha se demokratët u mblodhën në 11 Dhjetor pavarësisht presioneve të qeverisë dhe Lulzim Bashës. Më herët Berisha paralajmëroi në një mesazh në rrjetet sociale se pas Kuvendit e kanë radhën veprimet dhe se hapi i radhës është bashkimi i demokratëve në Partinë Demokratike.

Sali Berisha deklaroi gjatë një bashkëbisedimi online me shqiptarët në Florida të SHBA se në Këshillin Kombëtar të mbledhur nga Lulzim Basha këtë të diel nuk është paraqitur as 1/3 e anëtarëve. Ish-kryeministri tha se Basha e ka mbushur sallën me punonjës të godinës apo individë të tjerë duke mashtruar publikisht. Megjithatë, Berisha u shpreh se revolucioni i nisur nuk ka të ndalur.

“Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha i cili nuk respekton asnjë normë, asnjë ligj, asnjë parim, përkundrazi i marrë peng ai vepron sipas urdhrave që merr. Ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilin nuk paraqitet as 1 e 3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës apo individë të tjerë duke mashtruar publikisht. Pavarësisht nga të gjitha këto ju garantoj ju se ky revolucion i filluar për rivendosjen e vlerave konservatore nuk ka të ndalur. Ky revolucion siç çmontoi në 91 diktaturën komuniste do të çmontojë narkoshtetin shqiptar”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se shkarkimin që i bëri dje Kuvendi Kombëtar Lulzim Bashës do ta ratifikojë me votë e gjithë anëtarësia e PD-së në referendumin e 18 Dhjetorit. Berisha tha se 11 Dhjetori i djeshëm është një nga datat më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

“Kuvendi i djeshëm vendosi shkarkimin e kryetarit të marrë peng nga afera të tij dhe ky shkarkim me votën e fshehtë do të ratifikohet me votën e të gjithë anëtarësisë me datën 18 Dhjetor. Këto janë zhvillimet e deritanishme, por dita e djeshme pas 11 Dhjetorit të vitit 1990 ishte data më e rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve në Shqipëri në historinë e pluralizmit”, tha Berisha.

Më tej, duke qenë se takimi online është me shqiptarët e Florida, Berisha premtoi se PD e rithemeluar në pushtet do të bëjë gjithçka që diaspora të ketë të drejtën e votës.