Bernard Challandes ka një kërkesë interesante për kryeministrin e ri

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencë shtypi para ndeshjes me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Ai është pyetur nëse do ta ftojë në stadium Albin Kurtin, pasi ky i fundit i fitoi zgjedhjet.

“Unë nuk mund të ftojë, është problem i FFK-së. Ne kemi punuar me ekipin dhe kemi menduar. Unë mendojë se futbolli i përket vendit dhe shpresojë se do të kemi një kryeministër të interesuar për futboll dhe pse jo të na jap një premi të mirë nëse kualifikohemi”, ka thënë Challandes.

Bernard Challandes, gjithmonë ka qenë i rezervuar kur është pyetur për politikën.