Beteja e gruas deri në vdekje me gjarprin që e sulmoi ndërsa ajo përdorte tualetin (foto)

Një incident i frikshëm ka ndodhur në Tajlandë, ku një grua u përlesh me një gjarpër në banjën e saj, pasi ai e sulmoi ndërsa ishte ulur në tualet. Fotografitë e tmerrshme tregojnë muret e banjës dhe dyshemenë e mbuluar nga gjaku i zvarranikut.

Vajza e saj, Chunya Sittiwichai, shpërndau në Facebook fotot e zvarranikut të mbështjellë në tualet dhe dyshemenë e mbuluar me gjak.

Chunya tha që nëna e saj kapi fort gjarprin nga koka për ta liruar atë nga kofsha e saj por nuk e ndaloi dot! Gruaja nisi të bërtasë për të kërkuar ndihmë nga fëmijët, para se Chunya të hynte me thikë dhe çekiç në duar.

Ajo shpjegoi: “Nëna ime përdori thikën, por lëkura e gjarprit ishte aq e ashpër sa ajo aksidentalisht preu veten rreth 3cm thellë. Nëna ime pothuajse humbi vetëdijen ndërsa gjarpri vazhdonte të lëvizte në tokë”.

Gruaja u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.